Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe drejtues politik në Tiranë Belind Këlliçi në një intervistë për “Ora News” komentoi zhvillimet e fundit politike në vend.
Këlliçi u shpreh se vendimi i lirimit nga masa e sigurisë së arrestit me burg të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, është vendim llogjik pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut.
“Arrestimi për 333 ditë është shkelje e Kushtetutës, dhe ai u mbajt në arrest shtëpie padrejtësisht pas një akuzë dhe pa prova.
Duke parë që z. Berisha kishte ndjekur të gjitha hapat për ta kundërshtuar në gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, avokatët e tij vendosën ta çonin çështjet edhe në Strasburg, dhe vetëm 4 ditë më parë Strasburgu u shpreh se do ta shqyrtonte me përparësi këtë.
Dhe menjëherë pasi u bë publik ky qëndrim i Strasburgut, pas 48 orësh reagoi GJKKO-ja, e cila hoqi maskën e sistemit të kapur në Shqipëri.
Dhe këtu kemi një standard të dyfishtë, ku lideri i opozitë mbahet në burg pas asnjë akuzë dhe fakt, ndërsa një hajdut si Erion Veliaj ende nuk thirret para drejtësisë.
Vetë z. Berisha ka deklaruar se do të bëjë publike dhe implikimin në dosjet e SPAK edhe të figurave të tjera si Taulant Balla”, u shpreh ndër të tjera Belind Këlliçi.