Këlliçi: 2.7 mln euro për makina me qira dhe luks, vjedhja më e fundit e Veliajt. Shihemi të enjten

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me tenderin e fundit të Erion Veliajt, që kërkon të marrë me qira makina elektrike.

Këlliçi shkruan në një reagim në faqen e tij në Facebook, se tenderi prej 2.7 mln eurosh i Veliajt është vjedhja më e fundit e pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe kreut të Grupit të Strukturuar Kriminal 5D.

Reagimi i Belind Këlliçit:

2.7 milionë euro për makina me qira dhe luks janë vjedhja më e fundit e pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe kreut të Grupit të Strukturuar Kriminal 5D.

Protesta jonë kundër këtij hajduti të pashembullt në botë nuk do të ndalet.

Të enjten, datë 22 gusht, ora 11:00, shihemi sërish para selisë së 5D.

Mediat e paguara nga inceneratori dhe banda 5D, le të vazhdojnë ndërkohë ti bëjnë reklamë pyllit orbital dhe 2 milionë pemëve!


Shtuar 20.08.2024 13:40