Kejvina ia fut me shpullë Luizit, plas dajaku brenda shtëpisë së BBV

Kejvina Kthella ka qëlluar me shuplakë Luizin gjatë një debati që dyshja pati sot në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Pas këtij veprim të paprecdentë banorët e tjerë të shtëpisë janë trondtitur, e kanë mbetur pa fjalë.

Ndërkohë Kejvina nuk ka shprehur deri më tai asnjë shenjë pendese.

Ajo ka thënë se Luizi e meritonte shpullën dhe se një tip se ai meriton të goditet me shuplaka çdo dtë që “të vjë mend” sipas saj.

“Ai e meriton shuplakën, ai meriton shuplakë çdo mëngjes që të zgjihet dhe të bëhet njeri. Ai përdor dhunë verbale dhe psikologjike. Ai është dëmi i shoqërisë”, tha Kjevina pas ngjarjes së paprecedentë.

Kujtojmë se gjatë një lojë që vëllai i madh u vendosi banorëve, të cilët improvizuan në shtëpi salla gjyqi për të sqaruar keqkuptimet mes tyre, debati mes Luizit dhe Kejvinës ka agravuar në të bërtitura dhe ofendime.

“Mbylle gojën i pafytyrë”, i tha Kejvina Luizit.

Kujtojmë se më herët Amosi bëri deklarata të forta ndaj Luizit. Teksa bisedonte me banorët e tjerë Amosi tha se nëse do ishte jashtë shtëpisë do e çonte Luizin në mal dhe do ta zhvishte lakuriq.

Banorët i janë kundërvënë Luizit pas gënjeshtrës që ai tha atyre për shëndetin, në fillim të gjthë besuan se ai vuante nga një sëmundje e pashërueshme, por rezultatet e analizave që ai bëri përgjigjet e të cilave dolën për 20 minuta treguan se këngëtari gëzon shëndet të mirë./Albeu.com/