KE i kërkon Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë! Varhelyi: Të jetë më serioze

Komisioni Evropian ka kërkuar sot përmes prezantimit të raportit të Serbisë se ajo duhet të bëhet palë me politikat evropiane si një partner serioz duke vendosur kështu edhe sanksione ndaj Rusisë.

Gjatë prezantimit të progres-raportit Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi tha se Serbia duhet të tregohet më serioze në raportin e saj me BE-në.

“Serbia duhet të tregohet një partner serioz i BE, të ndajë të njëjtat çështje sigurie me ne. Sa i takon statusit gjeopolitik është e qartë se Serbia duhet të bashkohet me politikën e jashtme të BE dhe të vendosi sanksione ndaj Rusisë,” tha Varheley.