Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk do të zgjedhë mes SHBA-së dhe Berishës.
Meta shtoi se i ka dhënë opinionet e tij ambasadores Yuri Kim gjatë takimit që ka zhvilluar me të, lidhur me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit.
A ndodheni përballë dy zgjedhjeve, mes SHBA dhe Berishës? Cili ka qenë mesazhi i Kim?
“Unë s’mund të flas se cilat ishin mesazhet e ambasadores, ata flasin vetë kur kanë diçka për të thënë. Unë mund t’iu them juve se çfarë i thashë ambasadores për këtë çështje. Unë thashë mendimin tim që kam për çështjen e shpalljes “non grata” të Berishës. I shpreha dhe bindjen time se kjo është vepër e Bashës dhe Ramës. I thashë që të thotë në Uashington, që të paktën unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që as nuk kam qenë as nuk jam dakord. Pa një vendim të tillë do të kishim Lulzim Bashën kryetar të PD. Kjo nuk është më një sekret. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes zotit Berisha dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë i cili është i pavarur. Ne respektojmë vendimet që marrin anëtarët e PD apo ët çdo partie tjetër”, u shpreh Meta./albeu.com/