KE bllokoi fondet, si u vodhën paratë e europianëve për bujqësinë shqiptare

Komisioni Evropian njoftoi sot qeverinë shqiptare se ka pezulluar grantet për bujqësinë shqiptare, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.

Ndërprerja e rimbursimeve është bërë pas një hetimi të kryer nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], për korrupsion në zbatimin e IPARD II.

Si u vodhën paratë e europineve për bujqësinë shqiptare

Anila Isufaj, gruaja e Marjus Isufaj, një ish-drejtor të LSI që për gjashtë vite me radhë ka drejtuar, Qendrën e Furnizimit dhe Shërbimeve Elektrike Patos, e cila varet nga shoqëria tregtare “Albpetrol”, ka përfituar 255 mijë euro për ndërtimin e Një serre në Sheq të Fierit.

Marjus Isufaj që njihet ndryshe edhe si miku i Ben Qimes, u dëmshpërblye nga gjykata me shumën marramendëse prej 493 mln lekë me pretendimin se është diskriminuar për shkak se është me LSI-në.

Në listë e përfituesve të IPARD rezulton të jetë edhe Arben Isufaj që është emri i vërtetë i “Ben Qimes” një ndër më të kërkuarit në vend për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Ai ka përfituar plot 294 mijë euro për ndërtimin e një sere në Dërmenas të Fierit./albeu.com/