KE bllokoi fondet për bujqësinë në Shqipëri, momenti kur ish-drejtoresha e AZHBR-së mohonte hetimin nga OLAF (VIDEO)

Bashkimi Evropian njoftoi dje pezullimin e fondeve të bujqësisë për Shqipërinë për shkak të korrupsionit. Ndërprerja e rimbursimeve është bërë pas një hetimi të kryer nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], për korrupsion në zbatimin e IPARD II.

Në letrën bombë, Komisioni Europian njoftoi qeverinë shqiptare se ka pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.

Por, për një hetim të mundshëm nga OLAF, ish-drejtoresha e AZHBR-së, Eralda Selmanaj, është pyetur vite më pare në emisionin “Log” me Endri Xhafon.

Eksperti dhe sipërmarrësi Ervin Resuli, teksa ishte i ftuar në një studio televizive pyeti Selmanaj se nëse inceneratori i Tiranës kishte përfituar fonde nga AZHBR.

Më tej, ai e pyet se nëse AZHBR është në hetim nga OLAF, e Selmanaj nuk jep një përgjigje të prerë.

Resuli- A ka përfituar inceneratori i Tiranës fonde nga AZHBR?

‘Jo’- tha në atë kohë Selmanaj.

‘Mua më rezulton se ka përfituar, megjithatë kjo i mbetet kohës’- i thotë Resuli.

Resuli- A jeni nën hetim nga OLAFI?

Selmanaj: AZHBR si institucion auditohet dhe kontrollohet nga të gjithë strukturat e..

Resuli- Pra nuk jeni nën hetim?

Selmanaj– Nën auditim, në mënyrë të vazhdueshme, 3 herë, 4 herë në vit….

“DORËHIQU Eralda Selmanaj Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Mohove një krim me zë dhe figurë!

Ky është rasti më i paprecedentë, ku titullarja e institucionit duhet të japë dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme. Para ka, por duhen profesionistë për t’i marrë! 310,538.28 euro me një dorë, pale t’i përdorte të dyja!’- shkroi dy vite më parë Resulaj në postimin e bërë në ‘Facebook’, aty ku i bashkangjiti edhe videon./Albeu.com/ 


Shtuar 20.07.2023 11:00