Dhjetëra mijëra burra të moshës ushtarake tani po kërkojnë aktivisht të ikin nga Rusia për të shmangur dërgimin në Ukrainë .
Megjithatë, Lukashenko siguroi aleatin e tij se do të fitonte pavarësisht trazirave në rritje për mobilizimin e tij.
“Kursi ynë është i drejtë, kauza jonë është e drejtë,” i tha ai Putinit, duke bërë që presidenti rus të buzëqeshë. “Ne do të fitojmë. Nuk kemi zgjidhje tjetër”, deklaroi Lukashenko, teksa i kërkoi udhëheqësit rus të mos shqetësohej për largimin e njerëzve nga vendi.