Kanë kaluar plot katër vite që nga dita kur Einxhel Shkira hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku nisi një kapitull krejtësisht të ri në jetën e saj.
Ish-banorja e edicionit të parë të këtij formati jo vetëm që fitoi zemrën e publikut, por edhe gjeti dashurinë e jetës, DJ Dagz, me të cilin sot ndan një familje dhe ka dy fëmijë.
Në një postim në InstaStory, Einxhel është kthyer pas në kohë duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj.
“Ndërkohë si sot, 4 vjet më parë. Kanë ndryshuar shumë gjëra që atëherë”, ka shkruar ajo.
Më tej, shtoi: “Mund të më mungojë pamja e saj, trupi, flokët, fytyra… por jo jeta e saj. Ah, sikur ta dinte atë ditë si do të ishte jeta e saj pas katër vitesh, do kishte barrën më të lehtë në shpirt dhe do flinte më qetë”.
Në fund, Einxhel ka falënderuar Zotin për gjithçka që ka përjetuar: “Nuk e kuptoja sa bosh dhe sa e trishtuar isha, derisa përjetova lumturinë hyjnore dhe plotësim shpirtëror. Faleminderit Zot për bekimet e tua”.
Sot, Einxhel dhe DJ Dagz janë një nga çiftet më të dashura të publikut, ndërsa postimi i saj nostalgjik ka prekur ndjekësit që e kanë ndjekur rrugëtimin e saj që nga dita e parë në BBVA.
