Katastrofa mjedisore në Fier: Drejtësia hesht, edhe pse PD ka depozituar faktet në SPAK

Prej disa ditësh është përfshirë nga flaktë vendgrumbullimi i plehrave në Fier, duke shkaktuar një masakër mjedisre. Reja e tymit toksik ka pushtuar qytetin duke rrezikuar jetën e banorëve.

Për këtë ngjarje ka reaguar kryetari i PD-së Lulzim Basha përmes një postimi në Tëitter.

Basha shkruan se, drejtësia po hesht pavarësisht se PD prej disa muajsh ka depozituar në SPAK me fakte se, mbi 400 milionë euro të taksave të shqiptarëve që qeveria ja ka dhuruar inceneratorëve.

Postimi i Bashës:

Shikojini këto imazhe të tmerrshme. Dita e katërt e katastrofës mjedisore në Fier. E njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë. Digjen plehrat, helmohen familjet, vetëm që të justifikojnë më pas pagesa të majme inceneratorëve me aksionerë mafian dhe qeveritarët e korruptuar. Viktimat janë njerëzit që helmohen dhe vidhen. Hesht drejtësia, edhe pse ka muaj që PD ka depozituar në SPAK faktet: mbi 400 milionë euro të taksave të shqiptarëve që qeveria ja ka dhuruar inceneratorëve. Censurohet media: heshtje e blerë nga mafia e inceneratorëve. Kështu e do regjimi Shqipërinë: pa të drejta, pa liri, pa të vërteta. Prandaj shkel ligjet, pasurohet duke vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk e kupton. Demokracia vdes në heshtje. Koha për të ngritur zërin! Për veten tuaj, për fëmijët dhe shëndetin e familjeve tuaja. Për taksat tuaja të vjedhura dhe të drejtat tuaja të dhunuara!


Shtuar 30.07.2021 08:15