Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve në qytetin libian Derna po shuhen ngadalë, gjashtë ditë pasi përmbytjet shkatërruese goditën qytetin, duke vrarë mijëra njerëz.
Shirat e rrëmbyeshëm natën e së dielës shkaktuan thyerjen e dy digave, duke përmbytur gjithçka.
Përmbytjet lanë pas një skenë shkatërrimi dhe dëshpërimi në një pjesë të madhe të qytetit, në të dy anët e përroit që përshkon. Derna duket sikur është goditur nga një tërmet i madh, zbuloi një fotograf i AFP.
Members of the rescue teams and Libyan Red Crescent search for dead bodies in the sea, after a powerful storm and heavy rainfall hit Libya, in Derna https://t.co/WYSeSGYjeX pic.twitter.com/pWpFY6Vs4X
— Reuters (@Reuters) September 16, 2023
Ndërtesa të tëra u rrëmbyen nga ujërat. Të tjerat u shkatërruan, ndërsa shumë makina mund të shihen të përplasura me mure. Para katastrofës, qyteti kishte 100,000 banorë. Nga këta, “të paktën 10,000” njerëz janë të zhdukur, sipas OKB-së, ndërsa numri i saktë i të vdekurve mbetet në këtë fazë i panjohur.
Zyrtarët e qeverisë së Cyrenaica, në Libinë lindore, flasin për të paktën 3000 të vdekur, por shumë kanë frikë se numri aktual i të vdekurve do të jetë shumë më i lartë
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) flet për mbi 38,000 njerëz të zhvendosur në pjesën lindore të vendit.
“Situatë kaotike”
Manoel Carton , koordinator mjekësor i një ekipi të Médecins Sans Frontières (MSF) që u vendos në zonë tre ditë më parë, foli për një situatë “kaotike”, e cila pengon regjistrimin dhe identifikimin e duhur të viktimave.
“Ka shumë vullnetarë nga e gjithë Libia dhe jashtë saj. Koordinimi i ndihmës është urgjent”, këmbënguli ai.
“Shumica e viktimave janë varrosur në varreza masive”, megjithatë “shumë” mbeten të pagjetur.
Libyan authorities have confirmed that criminal prosecutions will extend to those responsible for the dam disaster in #Derna. They have also limited access to the flooded city to make it easier for searchers to dig through the mud for the more than 10,000 people still missing. pic.twitter.com/W7uXbfGsYj
— CGTN Global Watch (@GlobalWatchCGTN) September 16, 2023
Puna e ekipeve të kërkim-shpëtimit pengohet nga kaosi politik në shtetin e Afrikës së Veriut.
Pas kryengritjes, përmbysjes së regjimit dhe vdekjes së kolonelit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi ekzistojnë dy qeveri rivale, njëra në Tripoli (perëndim), e njohur nga OKB dhe e kryesuar nga kryeministri Abdelhamid Dbayba, tjetra në lindje, e lidhur me Marshallin e fuqishëm Khalifa Haftar.
Stephanie Williams, një diplomate amerikane dhe ish e dërguar e OKB-së në Libi, bëri thirrje për ndërhyrje urgjente ndërkombëtare.
Ajo propozoi krijimin e një “mekanizmi të përbashkët kombëtar/ndërkombëtar për të mbikëqyrur fondet” e ndihmës.
/Albeu.com