KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

KAS, ka vendosur hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe në Gramsh. Gazetarja Elda Menga, raporton se me kërkesë, të dy anëtarët e KAS Ledio Braho dhe Elvis Çefa, vendoset hapja e të gjitha kutive të votimit te KZAZ 52 Gramsh dhe KZAZ 45 Peqin.

Në total, janë 96 kuti votimi.

Koalicioni opozitar PD-ASHM, paraqiti provat për ‘trenin bullgar’, votim familjar.

“Duke qenë se nga vëzhgimi i videove ka dyshime që ka eventualisht parregullsi në procesin e votimit, shfrytëzuam të drejtën që na jep Kodi, vendosëm të pranojmë hapjen e kutive të materialeve zgjedhore dhe votimit për KZAZ-të e Peqinit dhe Gramshit”, u shpreh Elvis Cefa.


Shtuar 13.06.2025 12:41