KAS shqyrton kërkesën e Vetëvendosjes për qarkun Lezhë

KAS do të shqyrtojë sot kërkesën ankimore të Vetëvendosjes e bërë nga kandidati i propozuar nga zgjedhësit, Iljaz Shehu, për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Lezhës.

Shehu, pretendon se në shumë fletë votimi është vendosur shenjë nga komisionerët për ti bërë votat të pavlefshme.

Kujtojmë se ditën e djeshme KAS rrëzoi kërkesën e PD-AN për shpalljen e pavlefshme dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës; rrëzimin e kërkesës së kandidatit të pavarur Boiken Abazit, i cili pretendon se i është vjedhur mandati në Tiranë.

Pas shqyrtimit të kërkesave ankimore për zonat zgjedhore Qarku, Elbasan, Korçë dhe Fier, me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, do të administrohen si prova, kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve PEI.

Ndërkohë, sa i përket të dhënave të sjella nga pajisja PEI, mësohet se në qarkun e Tiranës janë raportuar 6 raste të dyshimta të votimit më shumë se një herë nga një qytetar në 2 qendra të ndryshme, ndërsa në Elbasan 2.


Shtuar 28.05.2021 10:10