Çmimet e karburanteve po shënojnë rritje të vazhdueshme gjatë kohëve të fundit.
Kjo rritje bëhet unanimisht nga të gjitha kompanitë që operojnë në treg, duket se ka sjellë shqetësim për Autoritetin e Konkurrencës.
Këta të fundit kanë paralajmëruar një hetim në lidhje me situatën e krijuar, pasi dyshojnë se është krijuar një Kartel që bashkëpunojnë në ndryshimin e çmimeve me marrëveshje.
“Çmimet janë të rëndësishme. Ne kemi vendosur prej një jave monitorimin e tregut të hidrokarbureve, pra indikatori ishte rritja e menjëhershme në unison e çmimit, mund të jetë një nga indiciet e një marrëveshje të ndaluar, mund të jetë e ndikuar nga tregjet e jashtme, prandaj kemi vendosur hetimin për një periudhë që të jetë sa më e shpejtë brenda kapaciteteve tona”, tha kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba./albeu.com/