“Karshillëk ndaj ligjit dhe shoqërisë”, Balla lë porosi për policinë, “gjueti” për armëmbajtjen pa leje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla e ka cilësuar “karshillëk” të hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë fenomenin e armëmbajtjes pa leke.

Në një postim në “Facebook, Balla ka ndarë një video nga aksione të policisë, Balla thotë se do të ngrihet niveli i kontrolleve për këtë vepër penale.

“Fenomeni i armëmbajtjes pa leje është një karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë. Policia e Shtetit do ta ngrejë në një nivel tjetër kontrollin për këtë vepër penale. I kam kërkuar drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit plane operacionale dhe rezultate konkrete të përditshme ndaj këtij fenomeni”, shkruan Balla.


Shtuar 31.07.2023 15:56