Qyteti i Shkodrës, po bëhet gati për të festuar karnavalet në datat 23-25 Shkurt.
Përmes një video të postuar në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë pamje nga përgatitjet që po bëhen në kryeqendrën e Veriut.
Postimi:
“Mirëmëngjes dhe me “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, të cilat po përgatiten për magjinë e traditës shumëvjeçare të shkodranëve dhe si ftesë për të mos u humbur në përjetimin e 3 ditëve të gëzueshme mes ngjyrave dhe humorit në datat 23-25 Shkurt, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.