Një person ka rënë në prangat e policisë në fshatin Bishan të Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia spanjolle.
I arrestuari do të ekstradohet në Spanjë, për kryerjen e dënimit përkatës.
Aksioni është ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas kërkesës së ardhur nga shteti spanjoll, nën akuzat për kultivim dhe trafikim të lëndeve narkotike.
Sipas burimeve nga policia e Vlorës janë disa emra të ardhur nga nga shteti spanjoll, për të cilët kërkohet ekstradimi i tyre./albeu.com/