64 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar.
Policia greke ka ndaluar në Follorinë një mjet brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 3 çanta që përmbanin 45 pako me 64 kg 533 gram marijuanë.
Në pranga ka rënë drejtuesi grek i mjetit, 48 vjeç. Po ndaluar edhe një mjet i dytë në Follorinë që shërbente për kontrollin e rrugës dhe u arrestua drejtuesja, shtetase greke 42 vjeç.
Policia sekuestroi edhe 3 celularë me 3 karta SIM dhe 200 euro./albeu.com