Kapet 300 kg “e bardhë” pranë kufirit greko-shqiptar, shoferi “braktis” furgonin

Gjatë një operacioni policia greke ka sekuestruar rreth 300 kg marijuanë disa km larg kufirit greko-shqiptar.

Droga është gjetur në një furgon të braktisur në rrugën “Egnatia” në vendin e quajtur Kalamia, Kozani.

Lajmi sapo është bërë i ditur, furgoni është zbuluar dje pasdite. Dyshohet se shoferi është larguar pasi furgoni mund të ketë pësuar defekt. Operacioni për kapjen e shoferit ka vazhduar gjatë gjithë nates dhe vazhdon, por ende pa rezultat./albeu.com


Shtuar 8.08.2022 10:46