Kryeministri Edi Rama ëstë “përplasur” mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Top Story” me moderatoren Grida Duma dhe gazetarin Robert Rakipllari, pasi shpeshherë i ndërprenë fjalën kreut të qeverisë teksa fliste.
Kryeministri Edi Rama kërkoi minutat e tij pa ndërprerje ndërsa me batutë kërkoi që topin ta lënë në këmbët e tij.
Rama u shpreh më tej se nëse publiku do të votonte për situatën në studion do ta nxirrte analistin Robert Rakipllari jashtë emisionit.
“Më jep mua minutat e mia, mos më ndërhyni, ky është muhabet kot. Kap topin e bjeri në shqelm. Do më lini të flas. Për çfarë ma jep topin kur i bini ju?
Më jep kohën. I vetmi që nuk e humb është publiku, po të votojë publiku e nxjerr Rakipllarin jashtë.
Publiku do votojë për ty? Për Rakipllarin? Për Dudushin? Apo për mua ditën e dielë?”-tha Rama.