Drejtuesja e Kadastrës Dallëndyshe Bici, pas më shumë se një muaji nga kolapsi që ka përfshirë institucionin si pasojë e projektit të digjitalizimit të shërbimeve, ka mbledhur drejtuesit e kadastrave në vend.
Me pushime apo jo, ata janë detyruar në 11:00, të paraqiteshin në mbledhje ku është bërë me dije puna në kolaps që ka hasur ky institucion me aplikimet online.
Me tone të ashpra, mësohet se Bici i është drejtuar drejtorëve në prezencë edhe të përfaqësuesve juridikë të këtij institucioni, ku ka kërkuar marrjen në dorë të situatës dhe nisjes së dhënies rezultateve për përmirësimin e shërbimeve.
Kujtojmë se një ditë më parë eksperti Gent Progni, denoncoi masakrën që po i bëhet Kadastrës përmes projektit të dixhitalizimit.
Ndërsa thotë se drejtuesja e Kadastrës Dallëndyshe Bici është një kukull në krye të atij institucioni, ai tha se tenderi prej 40 milionë eurosh dhe realizimi i tij është i paracaktuar nga drejtuesja e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj.
Progni thotë se tenderi është i paracaktuar dhe do i jepet kompanisë së Ermal Beqirit, pavarësisht emrit të firmës fituese me letra.
Karcanaj dhe Beqiri, thotë Progni në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, kanë futur me kohë si drejtor IT në Kadastër ushtarin e tyre besnik, Ervin Muça.
Postimi:
Shiheni menyren sesi kontrollohet dhe vendosen tenderat pasi merret 30% …
Ne kete video zyshe Mirlinda Karcanaj thote i kemi bere dhe i kemi bere te gjitha mire !
http://tinsy.me/6ddkjx
Pastaj hap procedurat per tenderim si me poshte ne 1 gusht 2023 per 600 milion leke te reja pasi kane marre 40 mil euro nga BE dhe i kane vjedhur!
Lexo me poshte:
Ne fund te muajit qershor kryeministri Rama njoftoi publikisht se nga e hena ne 3 Korrik kadastra do te kthehej ne nje makine dixhitale e aksesueshme vetem nga e-albania dhe do zhdukej korrupsioni nga zyrat e kadastres.
Kryeministri e beri kete deklarate ne krah te drejtoreve Mirlinda Karcanaj dhe Dallendyshe Bici. Te dyja shpjeguan per publikun live se proceset e punes ne kadaster do beheshin elektronike. ‘Riinxhinjerizimi’ i sistemit do bente kompjuterin ‘shef e zone’ e do zhdukej miku. Kompjuteri pra sistemi do conte aplikimin sipas radhes qe zgjidhte rastesisht psh Shkodra zgjidhte juristin e Vlores dhe Vlora ate te Lushnjes… Radha first-in first out do i zgjidhte aplikimet ne rruge elektronike ku noteri dhe qytetari do ishin njelloj meqe noteri kishte patur perparesi. Do unifikohej sistemi ne nje te vetem multifunksional dhe transaksionet e te dheneve te prones do ruheshin me teknologjine blockchain (me e avancuara sot per sot qe perdoret per kriptomonedhat) bashke me arkivat dixhitale.
Karcanaj tha se do pilotohet shpejt edhe Kadastra 3d dhe per te gjitha keto kishte nje ekip me eksperte te afte.
E verteta eshte se nga 3 korriku ka kaluar me shume se nje muaj dhe sistemi elektronik i kadastres ka nuk punon.
Ata qe duan te nderveprojne me zyrat e kadastres sic jane noteret qe bejne aplikimet per qytetaret nuk po arrijne te marrin dot asnje sherbim. Sherbimi i pershpejtuar fast-track nuk funksionon fare. Pergjigjet online per qytetaret jane pezulluar te gjitha dhe nuk ka asnje mundesi te ndiqet online fati i nje aplikimi si behej me pare. Asnje qytetar nuk shet as blen dot prona. Kadastra si me letra si ajo dixhitale ne gjithe Shqiperine eshte bllokuar. Pse, rastesisht?
Jo, Eshte stopim i organizuar prej ‘Riinxhinjerizimit’ qe shpiku Mirlinda Karcanaj e askush nuk flet. Risia dixhitale qe u shit live per kadastren dixhitale eshte nje vjedhje e organizuar nga ajo dhe banda e saj. Mungojne komplet informacionet per ‘dixhitalizimin’. Cfare synon, sa kushton, si do ndihmoje ne terma konkrete qytetaret dhe mbi te gjitha kush po e implementon?? Dihet qe cdo proces i tille behet nga Akshi por Akshi vepron me nenkontraktues qe i prokuron. Mashtrim-Shpikja e madhe dixhitale me Kadastren u reklamua si e finalizuar dhe gati per tu implementuar por faktet tregojne tjeter gje. Mjafton te shohesh te dhenat zyrtare ne faqen e APP aty prezantohesh me tenderin “Permiresimi i sistemit te Agjencise Shteterore te Kadastres” me autoritet kontraktues Akshi. Tenderi eshte shpallur ne 27 qershor vetem pak dite para daljes publike te kryeministrit Rama dhe mbyllej pritja e ofertave ne 1 gusht. Tani Mirlinda po vlereson fertat…Ky tender me fond limit 482,999,999.00 leke sipas termave te references te publikuara ne faqen e APP me nr. reference REF-73659-06-26-2023 synon te beje ate qe Karcanaj dhe
Bici e shiten live si proces te finalizuar qe po implementohej dhe qe po kishte sukses te madh ne kadaster. Mjafton te degjohet deklarata ne utube e dy drejtoreve me kryeministrin, ti krahasosh deklaratat me termat e references te publikuara ne APP per te kuptuar mashtrimin e madh se ato pune qe jane deklaruar si te bera ishin ende ne prokurim e siper. Si eshte e verteta e ketyre deklaratave dhe ketij tenderi? Si çdo tender qe shpallet nga Akshi fituesi dihet madje eshte futur me kohe ne zyrat e Kadastres ‘fituesi’ per te kryer procesin qe do shpallet me pas. Ky tender i shpallur nga APP dihet se do implementohet nga shoqeria Soft – Solution e Ermal Beqirit pavaresisht emrit te firmes fituese me letra. Karcanaj dhe Beqiri kane futur me kohe si drejtor IT ne Kadaster ushtarin e tyre besnik Ervin Muca.
Eshte i njejti person qe pak dite me pare u kap duke vjedhur databazen e policise ashtu si beri me tatimet. Ervin Muca ne qershor pergatiti projektin, termat e references, caktoi dhe fondin limit per vjedhjen e rradhes nga buxheti i shtetit. Mirlinda dhe Ermal Beqiri ‘binden’ Kryeministrin qe ky proces do ishte revolucion ne Shqiperi dhe nisen ta implementojne me punonjesit Soft&Solution qe hynin e dilnin lirisht nga zyrat e kadastres duke bere nje pilotim sa per te treguar se sistemi funksiononte. Cfare ndodhi pas pilotimit dhe denjeshtres publike qe bene Mirlinda me Bicin ne krah te Rames? Sistemi u fik sfunksionoi me. Ndersa tenderi vazhdoi proceduren per te ndare leket e nje projekti qe u prezantua si fakt i kryer publikisht. Vjedhje e pacip nderkohe fituesin po e mendojne kush ta shpallin pune ditesh sa ta kalkulojne mire situaten… Mirlinda Karcanaj ka hedhur ne fushen e korrupsionit te perhershmin Ermal Beqiri dhe ushtarin ne komande Ervin Muca. Kadastra e Bicit ka tre muaj qe eshte shakterruar komplet. Bici ska asnje kontroll eshte thjesht kukull kot. Dixhitalizimin e ka ne dore Karcanaj, punet e hipotekave ose legalizimive i drejton e motra Elona Gogo. Kjo rri ne zyren e Bicit gjithe kohen dhe jep urdhra.. e akuzuar nga Spak Elona Gogo ben komanda ne kadaster pa emerim. Ajo perdor edhe nje makine te drejtorise si personale. Kadastra eshte kthy ne han me dy porta.. Punonjesit e kadastres kane mbledhur prova. Kane edhe foto me vidio per cfare shohin perdite por kan frike te flasin. Do tregojne vetem kur te hetoje e vije Spaku te gjeje masakren qe po ndodh ne kadaster. Kadastra po shkaterrohet.