Kaosi me kursin e këmbimit, a do të bjerë euro nën 100 lekë? Shifrat tregojnë se PO

Leku vijon vlerësimin ndaj monedhave të tjera edhe gjatë ditës së martë duke arritur në nivele të afërta të raportit 1 me 1 me euron, ndërsa ndaj dollarit amerikan ka fituar terren ndjeshëm gjatë javëve të fundit.

Nga të dhënat e sotme të Bankës së Shqipërisë, mësohet se një euro është këmbyer me mesatarisht 101.84 lekë në tregun e këmbimit valutor duke kapur një tjetër rekord minimal gjatë javëve të fundit.

Me këtë ritëm duket se euro dhe leku do të barazohen në ditët në vijim, ndërsa dollari ka thyer edhe kufirin e 93 lekëve duke zbritur në 92.82 lekë.

Situata duket dramatike në tregun e këmbimit valutor ku nuk përjashtohet mundësia e spekulimit në treg për shkak se leku po vlerësohet me ritme shumë të shpejta brenda ditës.

Kështu për shembull, leku fitoi gati 3 pikë vetëm gjatë ditës së djeshme ndaj euros, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Në këto kushte duket se situata është bërë kaotike. /albeu.com


Shtuar 1.08.2023 15:51