Kaosi me Kadastrën, Rama: Sistemi funksionon por duhet të mësojnë si ta përdorin, buburrecat kanë humbur pushtetin

Nga data 3 korrik shërbimet e Kadastrës do të kryhen online. Por digjitalizimi i shërbimeve ka bërë që institucioni të përfshihet nga kolapsi total dhe prej më shumë se një muaji mijëra qytetarë kanë hapur probleme. Ata kanë ngecur në veprimet me pronat e tyre, ndërsa bankat nuk po mundet të veprojnë normalisht me kreditë kur kolateral janë pronat. E gjithë kjo ka shkaktuar një ngërç të madh në vend, vetëm për shkakun se Kadastra nuk bën dot veprimet mbi pronat siç bëheshin më parë.

Megjithatë, kreu i qeverisë, Edi Rama theksoi sot në një konferencë për mediet se kjo nuk vjen për shkak të mosfunksionimit të sistemit. Sipas tij, sistemi duhet të mësohet nga personat që e përdorin dhe gjithashtu duhet të kapërcejë edhe presionin negativ nga personat që kanë humbur pushtetin mbi Kadastrën. Ai publikoi një grafik ku tregon numrin e aplikimeve dhe numrin e përgjigjeve për të dëshmuar se sistemi po funksionon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Rama: Me blu janë aplikimet, me portokalli janë përgjigjet. Shikojeni se si funksionon, ky është realiteti. Tani çfarë ka ndodhur? Sistemi funksionon sepse monitorohet në kohë reale. Njerëzit që merren me këtë punë bëjnë stimulime të vazhdueshme për të parë funksionimin e sistemi. Ai funksionon, por jemi në fazën kur sistemi duhet nga një anë të mësohet nga ata që e përdorin dhe nga ana tjetër duhet të kapërcejë presionin negativ që atyre që kanë humbur pushtetin mbi Kadastrën, noterë, sekserë, buburreca brenda në Kadastër. Nuk ka më pushtet mbi fatin e aplikimit të qytetarit. As nuk e dinë më se ku trajtohet aplikimi, jo më të kenë pushtet mbi të. Sistemi ka një të keqe të madhe që nuk i futesh dot mik, o ta pranon o s’ta pranon. O duhet ta bësh siç duhet ose nuk ta pranon, nuk i futesh dot mik fare. Në Kadastër vazhdojnë dorëheqjet. Dorëhiqen sepse nuk mund të bëjnë dot asgjë përveçse punës dhe detyrës ndaj çdo qytetari. Qëkur ka hyrë ky sisetm dhe deri tani transaksionet e zeza në raport me Kadastrën janë zero, sepse nuk ia del dot. Punonjësit kanë kode të caktuara, nuk e shohin dot njëri-tjetrin se çfarë bëhet.

Grafiku i bërë publik nga Rama

/Albeu.com/ 

 


Shtuar 25.08.2023 13:57