Kaos në PD, Basha nuk pranon anulimin e zgjedhjeve, grupi i Bardhit çon çështjen në Gjykatë

Situata në PD me sa duket është kaotike. Këshilli Kombëtar i PD-së i thirrur nga Gazment Bardhi anuloi dje zgjedhjet e 29 Korrikut, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe farsë.

Por Lulzim Basha nuk e njeh këtë vendime për rrjedhojë grupimi që e mbështet atë ka publikuar sot listën me qendrat e votimit, të cilat do të jenë të hapura nesër nga ora 08:00 deri në 19:00.

Por nuk mbaron me kaq, në kundër përgjigje grupi i Gazment Bardhit ka çuar sot çështjen në Gjykatë.

“Askush nuk ka të drejtë që të privatizojë Partinë duke e kthyer atë në një parti private. Anëtarët e PD kanë vetëm një synim se si të forcojmë PD. Kemi dorëzuar një dosje me të gjitha vendimet që kemi marrë në Këshillin Kombëtar.”, tha deputeti demokrat, Bledjon Nallbati./albeu,com.


Shtuar 28.07.2023 14:03