Kaos në Kuvend, Bardhi refuzon interpelancën me Spiropalin: Nuk e kam kërkuar me hijen e Ramës

Ndërsa kryeministri Edi Rama, interpelancën e thirrur nga opozita ia ka deleguar ministres së shtetit për Marrëdhënie me Parlementin, deputeti Gazment Bardhi ka refuzuar ta realizojë.

Ai është shprehur se nuk ka thirrur në interpelancë hijen e Ramës dhe se Siropali nuk mund të flasë për çështjen McGonigal ato që kryeministri i ka përshpëritur në vesh, sepse ajo nuk ka qenë e pranishme në takim.

Bardhi: Unë nuk kam kërkuar interpelancë me hijen e kryeministrit. Edi Rama si i pandehur mund të heshtë se cdo gjë që thotë i përdore kundër në gjykatë po unë e kam sjellë si kryeministër të Shqipërisë dhe nuk mund të fshihet as pas Elisës e as pas Gonigal. Ai  duhet të japë llogari si korruptoi një zyrtar të FBI si vegël në duart e tij të pista kundër opozitës. Sipas rregullores interpelanca urgjente është pjesa e parë, pezullo seancën plenare ushtro autoritetin tënd si kryetare kuvendi dhe jo si kukull e Edi Ramës.

Nikolla: Kukull jeni ju, jo unë.

Bardhi: Kërkoj ndjesë po sillu si kryetare e Kuvendit, sill kryeministrin në seancë se ka 10 ditë që fshihet si i pandehur cdo gjë thotë i përdoret kundër në gjykatë do ia respektojmë të marri Elisën si avokate nuk i ndërhyj por si kryeministër të vijë këtu dhe të llogari unë nuk pranoj interpelancë me hijen e kryeministrit.


Shtuar 2.02.2023 11:10