Kanosi me armë zjarri një person, nën hetim 53-vjeçari në Krujë

Një 53-vjeçar në Krujë është vënë nën hetim, pasi akuzohet se ka kanosur me armë gjahu një tjetër shtetas.

Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Brret, Krujë, ku pasi është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin 47 vjeç, 53-vjeçari e ka kanosur atë me armë gjahu.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 53 vjeçar, banues në fshatin Brret, Krujë, pasi është konfliktuar për motive të dobëta, me një  47 vjeçar, dhe e ka kanosur atë me armë gjahu. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës material”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 


Shtuar 31.07.2023 10:35