“Kanë prioritet pastrimin e parave”, Meta: Bashkia e Tiranës nuk ka bërë asgjë për çështjen e strehimit social

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se në programin që ata kanë do të shumëfishohet fondi për strehimin social.

Në një status në rrjetin social “Facebook, Meta tha se në Tiranë prioritet ka qenë pastrimi i parave dhe jo strehimi social.

Sipas Metës, me shumëfishimin e fondit do t’i jepet zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja, shtresat në nevojë etj.

Postimi i plotë:

Fondi i strehimit social i Bashkisë së Tiranës është vetëm 0.7 milionë euro ose sa 10 apartamente në periferi të kryeqytetit.

Në 6 vitet e fundit, 7.1 milionë metër katrorë janë ndërtuar në Tiranë, por bashkia nuk ka bërë asgjë për çështjen e strehimit social.

Sepse prioriteti i tyre ka qenë pastrimi i parave dhe jo strehimi social.

Ne do ta shumëfishojmë këtë fond për t’i dhënë zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, të rinjtë dhe studentët.

Bashkë Fitojmë!


Shtuar 14.04.2023 11:15