Në Bashkinë e Rrogozhinës është mbyllur. Janë numëruar të gjitha kutitë e votimit dhe Edison Memolla i Partisë Socialiste duket se do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Rrogozhinës. Gara në këtë bashki është mbyllur orët e para të mëngjesit ku u numëruan edhe votat e fundit.
Memolla ka marrë besimin e 5401 qytetarëve të Rrogozhinës, ose 60.3% duke siguruar një fitore bindësi.
Në vend të dytë qëndron kandidati i Lulzim Bashës, Ferdinand Saraçi me 1959 vota, dhe i treti Hekuran Xhani i “Shtëpisë së Lirisë” së Sali Berishës me 1594 vota./ albeu.com