Kandidati i pavarur Gjergji Nika i drejtohet numëruesve socialistë: Edhe pse do fitoni, nuk qeveriset Vlora me 7% të votave

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Gjergj Nika, deklaroi pas përfundimit të procesit zgjedhor se, sipas tij, politika në Vlorë ka rënë, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita.

“Qytetarët kanë bojkotuar Partinë Socialiste për shkak të keqmenaxhimit të qytetit dhe qeverisjes së dobët të bashkisë, e cila në vetëm dy vite prodhoi tre kryetarë. Po ashtu, ata bojkotuan edhe Partinë Demokratike për vendimet e saj të gabuara,” – tha Nika.

Sipas tij, nëse opozita do të kishte qenë e bashkuar, Partia Socialiste do të ishte mundur në këto zgjedhje.

“Sot, u mbars mali dhe polli një mi – kjo është ajo që prodhoi politika në Vlorë. Nuk mund të qeveriset Vlora me vetëm 7% të votave. Ne e kemi thënë prej kohësh se përqindja nuk do të shkonte më shumë se 15%. Qytetarët folën, dhe sot Vlora prodhoi politikë,” – theksoi kandidati i pavarur Gjergj Nika.

Vlora kishte numrin më të ulët të pjesëmarrësve nga 5 bashkitë që ishin në zgjedhje, me 12.54%.


Shtuar 9.11.2025 22:44