Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka ironizuar sërish kandidatin e opozitës për Bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri.
Në postimin e tij në Facebook, Idizi shkruan se flamuri pas shpinës së bejlerit nuk simbolizon as flamurin shqiptar e as atë bizantin, por vetullat e Fredit.
“Shqiponja në flamur nuk simbolizon shqiponjën shqiptare, as shqiponjën bizantine. Shqiponja në këtë flamur simbolizon thjesht vetullat e Fredit.”, shkruan Idrizi, ndërsa pas tij është flamuri i Vorio-Epirit.
Kujtojmë që idrizi pak ditë më parë doli hapur kundër kandidaturës së opozitës për Bashkinë e Himarës, duke theksuar se Bejleri është një i dënuar me vendim Gjykate për masakrëne Peshkëpisë.
“PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha t’i bëjmë thirrje shqiptarëve të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/26.12.2006 me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare.”, tha Idrizi më herët për Bejlerin.
/AlbEu.com/