Kryetari i Lëvizjes BESA që garoi për komunën e Tetovës në një deklaratë për media shpalli fitoren në komunën e Tetovës duke thënë se është në epërsi ndaj kryetares aktuale Teuta Arifi, dhe se shkojnë në balotazh pas dy javë.
Kasami u shpreh falemnderues ndaj rinisë që vendosi ndryshimin dhe tha se komuna e Tetovës nuk do të përballet më me probleme elementare.
Kasami gjatë fjalës së tij u shpreh se: “Kushdo që do të kandidojë pas katër viteve duhet të jetë me inovativ dhe më kreativ pasi që nuk do ketë më probleme në Tetovë me ujin, qeentë endacak dhe probleme lidhur me pastërtinë” tha ai.