Kandidati i ardhshëm i PD-së për kryebashkiak të Tiranës? Alimehmeti: Nuk kanë mbaruar ende zgjedhjet parlamentare, nuk jam njeri që djeg etapat

Ilir Alimehmeti, teksa kfliste lidhur me zgjedhjet e 11 majit, theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dështoi herën e parë me numërimin e votave, një proces ku sipas tij, ishte i thjeshtë.

“Rinumërimi do ndodh. Kur, si do përcaktohet. Janë një sërë procedurash që duhen bërë me dije. Mua si palë ende nuk më është bërë me dije. Është precedent pozitiv. Ndodhi se në fillim nuk u numërua siç duhet. Tani herën e dytë presim të marrin notë pozitive. KQZ-ja. Ata i vënë vulën këtyre elementëve.

Është një e drejtë e madhe e çdo qytetarët që të kërkojë transparencë përkatëse për votën. Rinumërimi do bëhet do e ndjekim procesin deri në fund. Është fatkeqësi që janë gjithnjë kandidatë që duhet të prodhojnë provat dhe krahu tjetër nuk e bën. Kemi një qasje katërcipërisht të kundërt. Rama me forcë ndaloi socialistët të merreshin me videon. Në dijeninë time i kanë. Publike janë videot. Nga krahu jonë, doktor Berisha ka dalë vetë duke thënë se mbështesim çdo kandidat që kërkon rinumërim të votave preferenciale.”

Më tej, ai shtoi se çdo votë duhet të hidhet në procesverbal ashtu siç është dhe jo të tjetërsohet.

“Ne nuk duhet të kemi më institucione që nuk dinë të bëjnë punën e vet. U bën shumë palë zgjedhje në Shqipëri. Kjo çështja hapni kutitë, u vë shumë e vjetër me dekada. Duhet të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Që ti besojmë procesit duhet  transparencë në çdo pikë. Nuk është e rëndësishme kjo.

Kanë votuar 1 mln e gjysëm shqiptarë për këdo subjekt. U detyrohet atyre politika për zgjedhje të lira. Pasi zgjidhet kjo këtu që vullneti në kuti numërohet siç duhet, atëherë diskutohet kodi zgjedhor, që duhet hedhur në plehra. E shfokuson garën. Gara duhet të jetë mes PD dhe PS, jo mes kandidatëve të së njëjtës listë. E kam kundërshtuar këtë sistem. E largon zgjedhësit nga i zgjedhuri.

Numërimi bëhet në fillore. KQZ ka ngelur në fillore. Nuk e ka vetëm me kandidatët e PD-së por edhe kandidatët e PS-së. Vullnetin ta çojmë në letër fiks, ashtu siç është.”

Sakaq, Alimehmeti shprehet se nuk do tërhiqet nga ky proces pavarësisht se paraprakisht nuk do jetë në parlamentin e ardhshëm.

“Nuk do jem kurrë imponues i mendimit të publikut. Në diskutimin që sapo bëmë e thatë qartë se njerëzit po ndjehen mirë me këtë rinumërim. Kjo është detyra e PD. Është çështje pozitive. Duhen korrigjuar gjëra e bërë gabim. Do zgjidhim të parat. Të mësosh të numërosh është për klasat e para. Të fillojmë nga të parat, numëro siç duhet.

Jam i bindur se mbi 18 mijë qytetarë të Tiranës nuk kanë votuar që të tërhiqemi. Kam votuar për një rrugë më të gjatë. Nuk kam qenë kurrë lojtar sporti. Kam qenë lojtar maratone. Jemi për një sistem të qëndrueshëm afatgjatë. Brezi duhet të fillojë të lërë gjëra të qëndrueshme brezit më poshtë.”

Sa i përket mundësisë që ai të kandidojë për kryebashkiak të Tiranës, Alimehmeti thotë se jemi në mes të një procesi për zgjedhjet parlamentare dhe është një etapë që nuk lihet në mes

“Në radhë të parë jemi në mes të procesit të zgjedhjeve parlamentare. Jemi ende në proces numërimi. Pavarësisht se kemi bërë kërkesë dhe bashkia është ilegjitimitet. Ka muaj që kryebashkiaku nuk është në zyrë. Zgjedhjet parlamentare ende nuk kanë mbaruar. Jemi këtu për të ndryshuar edhe disa gjëra që nuk kanë shkuar mirë. Po kërkojmë transparencën e zgjedhjeve parlamentare. Nuk jam njeri që djeg etapat. Kjo është e rëndësishme, zgjedhjet parlamentare. Preferencën nuk e shfaq nëpër media, e shfaq me vendime politike”.


Shtuar 10.06.2025 15:54