Kandidatët për deputetë kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit/ Ilirjan Celibashi: Të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një thirrje të prerë këtë 11 maj, ditën e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, duke reaguar ndaj raportimeve nga terreni se disa kandidatë për deputet kanë tentuar të hyjnë në qendrat e votimit.

Celibashi theksoi se; prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit është rreptësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor dhe përbën një shkelje të qartë të ligjit.

Ilirjan Celibashi: KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.

Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor.