Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka rrëfyer problematikat që po kalojnë demokratët në bazë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Salianji u shpreh se njerëzit e PD në bazë janë të pakënaqur me qeverinë, por po aq edhe me lidershipin e PD-së, sepse janë arrogantë.
“Janë takime që i bëj vetë. Unë shkoj një ditë para, diskutoj me ta, pyes si e mendojnë. Por ata sot nuk i pyet asnjeri, duket sikur i kanë punëtorë. Marrin një mandat dhe ikin. Nuk përballen me askënd. Pakënaqësinë e kanë me të gjithë se PD nuk bëhet kështu. E tregojnë votat. Ne nuk bëjmë një mandat deputeti me votat që u morën. Ne kemi nxjerrë më parë 7-8 deputetë në ato zona.
Njerëzit janë të pakënaqur me qeverinë, por thonë se nuk duan që të vijë dikush që nuk na pyet në shtëpinë tonë, me të njëjtën arrogancë si PS. Janë pa punë, marrin gjoba nga tatimet, nga policia dhe janë të shmangur. Dhe kur vjen puna për deputetë, vijnë njerëz që nuk i njohin fare. Është shkatërruar meritokracia në PD. Le të bëhen me primare. Nga ana tjetër ndryshe thonë paradite ndryshe pasditeve, si për SPAK-un dhe për SHBA-të. Kandidatët për bashkinë duhen nxjerrë një vit para,” Ervin Salianji.

