Kandidat për kryetar? Berisha jep përgjigjen e prerë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të kandidojë për kryetar të PD. Në studion e “Radarit informativ” në Abc Berisha ka thënë prerazi se ai do të jetë një nga kandidatët ndërsa ka premtuar se nëse votohet nga demokratët do t’u garantojë sipas tij projektin më të mirë që ka njohur ndonjëherë ky vend.

“Kohërat janë tonat dhe të revolucionit tonë paqësor. Gara do hapet. Do njoftojë Komisioni dhe do jetë gara më e mirë. Berisha po t’ia shohësh ti betejën, do shohësh një betejë për të vërtetën. A mund ta imagjinosh Berishën të ndërmarrë gjithë këtë lëvizje dhe të mos ketë besim. Ta ketë bërë këtë për lëvizje false dhe t’i thotë shqiptarëve unë nuk do kandidoj. Unë jam njeri i bindjeve të lira. Do jem njëri nga kandidatët. Nëse votojnë anëtarët e PD i garantoj për projektin më të mirë që ka njohur ndonjëherë ky vend. Aleatët mbështesin Berishën”, tha Berisha në Abc.

Berisha ka deklaruar se Basha është subjekt i hetimve serioze të agjencive ndërkombëtarë.

“Basha është dhe do të jetë subjekt i hetimeve serioze të agjencive ndërkombëtare. Duhet të presim me durim rezultatet e drejtësisë. Ai që qëndron në atë zyrë për shkak të narkobanditëve të Edi Ramës dje tha se nuk e thirra unë policinë. Ai njësoj si Edi Rama sot hodhi narrativën e vitit 1997. Ishte një rebelim i mirëfilltë komunistë që Berisha e dominoi me mjete politike. Sot si papagall i Edi Ramës përsëriste narrativën e tij. Ato janë tonat. Nuk janë të atyre që mbyllen në bunker. Të një kryeministri që është kreu i Meduzës”.


Shtuar 11.01.2022 20:18