Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se nuk sheh aspak vullnet nga ana e presidentit rus Vladimir Putinit për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë, ka thënë ai për grupin NBR të gazetave gjermane.
“Për fat të keq, nuk shoh asnjë vullnet për momentin”, citohet të ketë thënë Scholz nga NBR, duke shtuar se Ukraina duhet të vendosë se cilat kushte është gati të pranojë për paqen.
Scholz tha se furnizimi me energji në ekonominë më të madhe të Evropës do të ishte i mjaftueshëm dimrin e ardhshëm dhe se ekonomia gjermane po shkonte drejt ritmeve të rritjes të parë për herë të fundit në vitet 1950 dhe 1960 për shkak të investimeve të mëdha në mbrojtjen e klimës.