Kancelari austriak Sebastian Kurz tha të shtunën se do të japë dorëheqjen pasi po hetohet nën dyshimin për vepra korrupsioni.
Kurz tha në një deklaratë për mediat se ai po propozonte Ministrin e Jashtëm Alexander Schallenberg, një diplomat karriere, si pasardhësin e tij.
Kurz planifikon të mbetet udhëheqës i partisë së tij konservatore dhe të marrë përsipër drejtimin e grupit parlamentar, shtoi ai./VOA