Kanadaja kthen turbinën Nord Stream 1, zhgënjehet Ukraina

Zyrtarët ukrainas janë zhgënjyer me Kanadanë pasi ajo ktheu një turbinë gazi, pjesë e tubacionit të Rusisë në Evropë, raporton Sky News.

Ministria e Jashtme dhe ajo e Energjisë shprehën “zhgënjim të thellë” për vendimin, duke thënë se ishte një shembull i “përkuljes së regjimit të sanksioneve ndaj tekave të Rusisë”.

Turbina i ishte dërguar prodhuesit të saj Siemens në Kanada për mirëmbajtje.

Kujtojmë se gazsjellësi Nord Stream 1 është tubacioni më i madh i vetëm që transporton gazin rus në Gjermani.

Gjermania mbështetet shumë në gazin rus dhe është detyruar të kalojë në fazën e dytë të një plani tre nivelesh emergjente të gazit, një hap përpara se qeveria të racionojë konsumin e karburantit.

Gazprom i Rusisë reduktoi furnizimin me gaz në Gjermani me 40% muajin e kaluar, duke përmendur vonesat në kthimin e turbinës./albeu.com


Shtuar 11.07.2022 11:39