Kanabisi “lulëzonte” në bjeshkët e Tropojës, arrestohet 30 vjeçari dhe procedohet penalisht inspektori i pyjeve

Një 30 vjeçar ka rënë prangat e policisë në Tropojë pasi u kap në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike.

Mësohet se shtetasi Gëzim Prengzaj, banues në fshatin Lekurtaj, ka kultivuar  bimë narkotike  sipër bjeshkës së fshatit Vilisht.

Gjithashtu është proceduar penalisht inspektori për Pyjet dhe Mjedisin, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Njoftimi i Plotë

Finalizohet një tjetër operacion policor antikanabis.

Operacioni i koduar “Vilishti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë.

Ndalohet 31-vjeçari Gëzim Prengzaj, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Procedohet penalisht inspektori për Pyjet dhe Mjedisin, për shpërdorim detyre dhe moskallëzimi krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivimin të kanabisit, pas një hetimi dymujor, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Vilishti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Gëzim Prengzaj, 30 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, sipër bjeshkës së fshatit Vilisht.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi I. Sh., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 1.09.2021 10:02