Ministrja Bora Muzhaqi njihet gjerësisht për numrin e madh të gafave që bën kur del në publik duke marrë edhe “kuroren” e kampiones së anëtarëve të kabineteve qeveritare në këtë sektor, i cili në fakt ka konkurrencë të lartë.
Mbahen mend gjerësisht memet e gatshme të lëshuara prej saj teksa njëherë shprehej se “babai im qau kur takoi prindërit e mi në shkollë”, ” ta bëjmë ditën natë”, apo edhe “nuk kam kohë”, kur gazetarët e pyetën për përgjegjësinë e qeverisë pasi ishte masakruar një i mitur në Fier.
Bëmat e Muzhaqit janë të panumërta, por duket se kuruesit e imazhit të saj kanë vendosur tashmë ta fusin në shina ministren e gafave duke e detyruar të mësojë përgjigjet përmendesh në mënyrë që të mos bëjë me gafa.
Kështu, Muzhaqi u pa të recitonte përmendësh përgjigjet në intervistën e dhënë dy ditë më parë në Report TV duke filluar fjalitë e saj pa pritur që gazetari të përfundonte pyetjen.
Pavarësisht stresit të madh të kaluër për të memorizuar pyetjet dhe sikletit gjatë intervistës, e pasqyruar me marrje fryme dhe përgjigjeve të nxjerra shpejt me frikën se do të harronte ndonjë gërmë, Muzhaqi ia doli të mos bëjë gafa kësaj radhe.