Kamioni rrëzohet në Qafë -Thanë, lëndohet drejtuesi i mjetit

Një kamion me ngarkesë është rrëzuar ditën e sotme në Qafë -Thane në afërsi të fshatit Lin.

Bëhet me dije se nga aksidenti janë shënuar dëme materiale ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje ndërsa pritet një vinç i specializuar për te bërë largimin e kamionit nga rruga. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor po dyshon tek shpejtësia e lartë në kthesë.


Shtuar 19.06.2024 19:47