Kamionçina përplas dy këmbësorë në Milot, nisen me urgjencë drejt Traumës

Kamionçina përplas dy këmbësor në Fushë Milot, të lënduarit nisen me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Thumanë-Milot, në vendin e quajtur Fushë Milot, shtetasi E. I. duke drejtuar mjetin e tij kamionçinë, ka aksidentuar dy këmbësorët S. M. dhe K. M. të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 19.10.2023 21:16