Kamionçina me gurë rrëzohet në oborrin e shtëpisë, humb jetën 55-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur apsditen e sotme në Bulqizë në fshatin Shtushaj. Një kamionçinë e mbushur me guruë i ka marrë jetën 55-vjeçarit.
Sipas informacioneve A.T, 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D, rreth 55 vjeç.
Njoftimi:
Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç.
Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
/AlbEu.com/