Eksperti i kriminalistiksës, Ervin Karamuço, tha se materialet nga kamerat e instaluara kundër ligjit në lagje të ndryshme në Shqipëri, që dyshihet se janë instaluar nga bandat kriminale shkojnë der në Dubai.
I ftuar në emisionin “Top Story” Karamuço foli rreth operacionit policor “Fijet” p ër zbulimin dhe heqjen e kamerave të vendosura nga grupet kriminale në rrugë në mënyrë që të monitoroheshin lëvizjet e forcave policore.
Ditët e fundit polica ka cmmontuar qindra kamera të tilla në Korrcëm Shkodër, Shijak, Vlorë, ndërsa janë vënë nën hetim dhjetëra persona.
Karamuço tha se kamerat e përdorura janë përdorur për të organizuar atentate dhe se materialet e filmuara prej tyre shkojnë edhe në Dubai.
Më tej ia tha se nga burimet nga bota e krimit Karamuço shtoi gjithashtu se kamerat e përdorura janë përdorur për të organizuar atentate dhe se materialet e filmuara prej tyre shkojnë edhe në Dubai.
“Operacioni që po bëhet po bëhet për individ privat, që kanë një të shkuar kriminale, kanë përdorur jo vetëm për t’u mbrojtur, por edhe për të vëzhguar, ose për të bërë atentate, janë ngritur i kanë thënë e ke këtu, edhe kanë thënë që e kam (ditur se ku është) sepse e kam me kamer, ka një proces të madh zhvillimi, i kanë në celular, dikush e ka në Dubai, dikush e ka në Vlorë, në Durrës. Ia arritëm të kemi një operacion, por është bërë gabim, duhej të ishte i njëkohshëm në gjithë territorin sepse duke fituar kohë ata i kanë çmontuar, duhet t’i gjenin në fshehtësi, kush është serveri, pronari. Ka me mijëra dronë nën përdorimin privat, që i ngrenë, ne kishim rusët që filmonim repartin Renea, është një sfidë për policinë”, tha ekspertii kriminalistikës./albeu.com/