“Kamarierja e Lushnjës”, Kiara nuk “ia përton” ndjekëses: Nuk është turp

Moderatorja Kiara Tito është në qendër të mediave rozë që pas eksperiencës së saj në Big Brother, ndërsa së fundmi prezantoi edhe linjën e saj të rrobave të plazhit.

Kiara këtë herë është shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”. Ajo ka folur për jetën pas Big Brother-it, romancën me Luiz Ejllin si dhe për karrierën profesionale.

E sigurisht edhe komentet ishin të shumta. Një prej tyre iu drejtua me etiketimin “kamarierja e Lushnjës”.

“O Zot kamerierja e Lushnjës në cover”, ka qenë komenti që i është bërë Titos nga një ndjekëse.

“Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, i shkroi Kiara.


Shtuar 4.07.2023 20:01