‘Kam qenë 20 kg më pak, por jo e lumtur!’ Po imponohen standartet e bukurisë?

Deklarata e Victoria Beckham në lidhje me format dhe peshën trupore u kthye në qendër të vëmendjes së mediave të huaja dhe shqiptare. Diskutim i cili u zhvillua edhe në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin mes të ftuarve Elda Koçia Muzhaqi, Arba Gramo dhe Sonny K. Elson.

Elda është blogerja e cila motivon zonjushat dhe zonjat që e ndjekin në rrjetet sociale pikërisht për të qenë në paqe me veten dhe ta shijojnë jetën e tyre si të duan, pasi sipas saj gjithçka është në mendjen e tyre, jo tek ato çka të tjerët mendojnë.

“Unë frymëzoj dashurinë për veten. Mund të kesh mungesë dashurie për veten edhe kur je e dobët. Kam qenë më e dobët, kam qenë më e shëndosh seç jam tani. Gocat frymëzohen nga unë jo për të qenë të shëndosha, shumë herë më thonë që ti i thua shëndoshuni; unë nuk bëj këtë gjë, unë dua që njerëzit të jenë të lumtur me veten e tyre, siç bëj unë”.

Ndërkohë Arba pohoi se gjithmonë është diskutimi nëse duhet sugjeruar apo jo klienti që të mos bëj ndërhyrje në fytyrë dhe dha shembullin e një doktori gjerman me moderatoren turke, e cila edhe pse i kishte buzët e plota dëshironte që t’i bënte.

“E para për nga pikpamja e biznesit nëse do ia bëj unë do shkoj ke kolegu dhe do e bëj. Pastaj tha, në çfarëdo lloj pozicioni, ti do të kënaqësh klientin. Klientja ime është e kënaqur nëqoftëse unë ia realizoj dëshirën e saj dhe ia bëra tha. Dhe ajo doli shumë e lumtur nga klinika ime”.

A ka një kulturë të klientit për të vlerësuar imazhin dhe jo kilet?

“Ka, sepse duan një gjë pak fine, gjithmonë kjo në varësi edhe të veshjeve. Ai thotë kemi tuta sport dhe goca të jetë pak sportive… nuk kam një klient që të më ndodh ‘më gjej një gocë që të jet e kolme’. Pak raste ka ndodhur, ose është një masë 42 ose 44 dhe thonë me frikë ke noj gocë që të jetë pak e kolme. Po kemi sepse edhe ajo është modele. Këtu secili nga ne mund të jetë një model, pastaj varet për çfarë sektori flasim, nëse flasim për një fashion week aty duhet të kesh ca përmasa” – shprehu fotografi Sonnny.

Shtuar 20.05.2022 18:40