Policia ka reaguar në lidhje me konstatimin e një personi të veshur me të zeza sot para Kuvendit, i cili bënte veprime të dyshimta. Sipas bluve të Tiranës, bëhet fjalë për një 41-vjeçar, i cili ka probleme të shëndetit mendor dhe që është larguar nga Kryesia e Kuvendit pasi u këshillua nga forcat e rendit.
Mësohet se ai po lëvizte në atë zonë duke thënë në telefon “kam punë me doktorin unë”, gjë që ka ngjallur dyshime se mos objektiv ishte Sali Berisha.
Të lidhura
Reagimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.11.2023, rreth orës 12:45, është marrë njoftim se në afërsi të Kryesisë së Kuvendit, është konstatuar një shtetas, i cili përbënte shqetësim për qytetarët.
Shërbimet e Policisë kanë kaluar në vendngjarje dhe kanë marrë kontakt me shtetasin F. B., 41 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, të cilin e kanë këshilluar të largohet dhe më pas është larguar pa probleme. /albeu.com

