Çështja “Nayara Ferriera”, volejbollistja e Dinamos, e cila u pezullua nga Federata e Volejbollit pasi refuzoi fillimisht t’i nënshtrohej testit të gjinisë, vijon të bëjë shumë zhurmë, por këtë herë kjo çështje ka kaluar kufijtë, me prestigjiozen Reuters që i ka kushtuar një reportazh të plotë volejbollistes braziliane, duke sjell gjendjen e sajë, reagimet e protagonistëve, si e trajnerit të Dinamos, apo kapitenes se këtij ekipi. Në rrëfimin e saj, Nayara shtron disa pyetje, pse pikërisht ajo?:
“Dua të them, kjo është hera e parë në histori në Shqipëri që ndodh diçka e tillë, dhe e bënë këtë me mua, pse? Kjo është pyetja ime. Cili është problemi? Në këtë situatë, nuk më kanë dhënë asnjë bazë ligjore, asnjë dokument. Nuk më kanë kërkuar asgjë. Nuk kanë kërkuar, për shembull, nga federata e Brazilit, apo diçka të tillë, asgjë. Thjesht erdhën dhe më thanë: Nayara, duhet të bësh një test gjinie. Kaq. Nëse nuk e bën, je pezulluar nga kampionati dhe klubi do të humbasë 10 pikë për shkak të kësaj.”.
Në intervistën e saj për Reuters, Nayara shton se tani njerëzit e shohin ndryshe:
“Ndoshta njerëzit më shikojnë dhe mendojnë: hmm, a është grua apo burrë? Pra, unë jam në këtë situatë tani. Nuk është diçka që dua të jem. Tani nuk ndihem më e sigurt. Sa herë që dal në rrugë, ndiej sikur mund të më ndodhë diçka pas kësaj, u shpreh Nayara.
