“Kam ardhur të ndihmoj njerëzit nën rrënoja”, turku kapet me valixhen plot me drogë sapo zbret nga autobusi

Policia turke ka sekuestruar 1 kilogram e 940 gram metamfetaminë në valixhen e një personi që ka shkuar me autobus në Dijarbakır.

Në deklaratën e tij në polici, i arrestuari tha se kishte shkuar në qytet për të ndihmuar me kërkimet në zonat e shkatërruara nga tërmeti.

Sipas policisë, personi i ndaluar ishte pikasur nga kamerat e sigursë me valixhe në dorë duke zbritur nga një autobus linje dhe kjo kishte shtuar dyshimet mbi prezencën e gjërave të ndaluara brenda valixhes dhe nisën ta ndiqnin.

https://www.youtube.com/watch?v=ME2U4ICjg08

Pasi e ndaluan në dalje të terminalit të autobusëve, atij iu gjet e fshehur poshtë rrobave 1 kilogram e 940 gram metamfetaminë, dhe u arrestua menjëherë.

I dyshuari u dërgua në komisariatin e policisë lokale, nga ku dhe nisën hetimet përkatëse për origjinën dhe destinacionin final të lëndës narkotike. /Albeu.com.


Shtuar 16.02.2023 22:43