“Kallëzim penal për Behgjet Pacollin”, Klodiana Lala sqaron situatën: A do të sekuestrohet Aeroporti i Vlorës?

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” “konfliktin” mes aksionerëve të Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi.

Klodiana Lala u shpreh se nëse zbulohen shkelje në procedura, shteti ka të drejtë të sekuestrojë Aeroportin e Vlorës.

“Valon Ademi që është pronar i “2A Group”, i është drejtuar prokurorisë me kallëzim penal për Behgjet Pacollin, vëllain e tij dhe ish-administratorin. Prokuroria ka çelur hetim.

Gjatë kësaj kohe, rreth dy muaj, prokurorët kanë pyetur Valon Ademin, vëllain e Pacollit, Nelson Çelën, ish-admininstratorin edhe Valon Llukën po ashtu ish-administrator.

Prokuroria e Tiranës ka person nën hetim, Nelson Celën, ish-administrator i “Mabco”. Nelson Çela është nën hetim për ndërhyrje të paautorizuar në të dhënat kompjuterike, pasi pretendojnë prokurorët se ka ndryshuar të dhënat jo në favor të 2A Group.

Në momentin që prokurorët e provojnë, se numrat janë ndryshuar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuar dhe përplasja e tyre cenon një investim strategjik, bëhet sekuestrimi. Për aeroportin, shteti mund ta marrë dhe sekuestrojë nëse gjenden shkelje të kontratës dhe kushteve të kontratës”- tha Lala.


Shtuar 30.10.2025 22:31